Atentati në Fushë-Krujë/ Policia rikthehet në vendngjarje dhe jep detaje se si u ekzekutuan tre të rinjtë

0
Gjigandi

Ekspertët e policisë së Durrësit kanë shkuar sërish sot në vendin e atentatit të djeshëm ku u ekzekutuan në Brilant Martinaj, Arbër Hoxha dhe Diklen Vata pasi mendojnë se mund të gjejnë prova të tjera që t’i çojnë ta autorët.

Burime për median bëjnë me dije se policia ka evidentuar një automjet i cili dyshohet se ka ndjekur tre të rinjtë nga Rinasi ku ishin duke pirë kafe deri në drejtim të Laçit. Mësohet se autorët kanë qenë mjaft të përgatitur dhe me njohuri të avancuara në drejtim të teknikës ushtarake dhe të përdorimit të armëve duke qenë edhe qitës profesionistë.

Nga këqyrja e makinës së viktimave dhe vendit të ngjarja është konstatuar se nga të gjithë plumbat e derdhur në drejtim të tyre, vetëm njëri ka qenë jashtë objektivit, pra makinës. Ekspertët e policisë kanë konstatuar vetëm një plumb, i cili ka qenë jashtë objektivit dhe ka bërë rikoshetë në pjesën mbrojtëse të mbikalimit, vetëm pak centimetra në lartësi nga makina e viktimave.

Mjeti i përdorur nga autorët u dogj në afërsi të fshatit Larushk, rreth 4 kilometra larg vendit të atentatit, ndërsa targat kanë qenë të vjedhura dhe të denoncuara si të vjedhura këtë vit nga një makinë në Tiranë. 30-vjeçari Diklen Vata që u gjet i pajetë afër makinës, dyshohet se është ekzekutuar nga afër. Ai arriti të dilte nga makina, ndërsa Brilant Martinaj dhe viktima tjetër i dyshuar si shtetasi me inicialet A.H u vranë brenda makinës tip “Volskwagen Passat”.

Trupat e tyre u shkrumbuan për shkak se makina mori flakë, ndërsa për verifikimin zyrtar të tyre pritet eskpertiza mjeko-ligjore. Dyshohet se autorët janë nga zona e Niklës, ndërsa një aksion i madh policor është duke u zhvilluar nga FNSH dhe RENEA për identifikimin dhe kapjen e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu