Një 74-vjeçar i infektuar me koronaviurs ka humbur jetën ndërkohë që janë shënuar 102 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Nga 1.429 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar me Covid 38 qytetarë në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Delvinë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamzë, Lushnjë, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.570 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Ndërkohë, janë shëruar 125 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,083 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 125
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,429
Testime totale 1,750,981
Raste pozitive 272,132
Raste të shëruara 267,083
Raste Aktive 1,570
Humbje jete 3,479
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 446
Fier 277
Elbasan 125
Lezhë 188
Vlorë 109
Kukës 107
Berat 101
Shkodër 90
Gjirokastër 60
Korçë 43
Durrës 19
Dibër 5