Tentativat e Moskës për të shtrirë konfliktin në Ballkan, ngrihet në Shqipëri Shtabi i Forcave Sp…

0
Tentativat e Moskës për të shtrirë konfliktin në Ballkan, ngrihet në Shqipëri Shtabi i Forcave Sp…
Gjigandi

Forcat Speciale Amerikanë janë instaluar në Shqipëri. Pak javë më parë u njoftua se do të ngrihet një Shtab i Forcave Speciale në vendin tonë dhe Uashingtoni duket se nuk ka humbur fare kohë.

Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një ceremoni të posaçme, ku foli edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ajo është shprehur Shqipëria është partnere e SHBA dhe se në 2020 ishte kryesuese e OSBE.

Ndërsa nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi theksoi se NATO është aleancë mbrojtëse dhe shkurajuese për rivalët.

“Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë”

, tha Ministri.

RonaTyra

Ngritja e shtabit vjen në një kohë kur rreziku rus është rritur në Ballkan. Sulmi në Ukrainë ka bërë që BE dhe NATO të shqetësohen për Ballkanin.

Vetë presidenti Putin ka sulmuar Kosovën dhe Shqipërinë, duke i akuzuar se po dërgojnë mercenarë në Ukrainë. Nga ana tjetër Bosnja është kthyer në fuçi baruti.

Sipas medieve amerikane, Shtabi i Forcave Speciale do ketë si qëllim ndalimin e destabilizimit në Ballkan dhe frenimin e influencës ruse. Ata do të angazhohen në misione sekrete speciale për të ndalur çdo ndikim rus që mund të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë.

Ngritja e shtabit ushtarak

Në janar Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) njoftoi se ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.

Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik, shprehej Komanda.

“Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Gjithashtu, kjo vendndodhje redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe profesionalizmin e ushtrisë shqiptare”, thuhej

në njoftim.

Misioni

Pak ditë më parë ishte ish-gjenerali gjerman në NATO, Erhard Bühler, i cili ka dhënë detaje se cili do të jetë synimi i kësaj baze në Shqipëri. Sipas tij, aty do të trajnohen forca nga shumë vende.

“Para së gjithash, ka të bëjë me trajnimin e forcave specialë. Sepse forcat speciale varen nga bashkëpunimi shumë i ngushtë shumëkombësh. Kanë nevojë për standarde të njëjta, me të cilat ato trajnohen, ushtrojnë dhe, nëse është e nevojshme, operojnë në misione. Forcat speciale janë njësi elitare që mund të përdoren në komando prapa vijës së armikut, për shembull për zbulim dhe për të luftuar objektivat e armikut me vlerë të lartë, si pozicionet e artilerisë dhe raketave”,

tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu