Koronavirusi ndikon negativisht tek klubet e Kosovës, shumica nuk kanë kryer obligimet ndaj lojtarëve

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar mjaft shumë në aspektin financiar tek skuadrat e futbollit në Kosovë.

Madje shumë prej tyre, nuk kanë arritur që ti paguajnë as lojtarët e tyre qysh nga pezullimi i aktiviteteve sportive.

Se ka ndikuar mjaft shumë edhe tek Prishtina, e konfirmon vet drejtori sportiv i klubit Granit Begolli.

Begolli në një intervistë deklaroi se kjo pandemi ka ndikuar negativisht tek klubi bardh-ekaltër si në aspektin financiar ashtu edhe në aspektet tjera.

Begolli: Koronavirusi ka ndikuar mjaft shumë tek Prishtina

RonaTyra

“Shihet qartë që ka ndikuar keq sepse jemi dal prej rrjedhave të garës, duke ja shtuar faktin edhe kësaj që kjo ka shkaktuar një krizë të madhe financiare në gjithë botën. Padyshim që e ka prek edhe Prishtinën, por po mendoj që duhet të rifillojmë sa më shpejt dhe ti harrojmë këto probleme dhe ti kthehemi kampionatit për shkak se me fillim e kampionatit besoj që do të minimizohen edhe problemet”, tha fillimisht ai.

Begolli gjithashtu konfirmoi se tani për tani skuadra nga kryeqyteti ka problem edhe me paga të lojtarëve dhe janë në pritje të kthimit të presidentit, Remzi Ejupi nga jashtë vendit, për ti kryer të gjitha obligimet si ndaj stafit ashtu edhe ndaj lojtarëve.

Begolli: Shumë shpejtë do ti kryejmë obligimet ndaj lojtarëve

“Po edhe këtë pikë e ka sqaruar mjaftë mirë presidenti Ejupi në intervistat e fundit. Nuk kisha dashtë me i shtu diçka më shumë se çfarë ka thënë ai veçse Prishtina nuk do ti mbetet borxh askujt do ti kryej obligimet ndaj secilit për shkak se kemi edhe kontratat që na obligojnë një gjë të tillë. Kështu që po besoj që nuk kemi me pas telashe, vetëm po presim që të kalojë do të thotë kjo pandemi, të kthehet edhe presidenti nga Gjermani dhe të ulemi të bisedojmë dhe ti sqarojmë të gjitha gjërat”, shtoi ai.

Edhe tek Flamurtari, gjendja pas pandemisë nuk është e mirë, ani pse klubi ka arritur të kryej të gjitha obligimet ndaj lojtarëve dhe stafit të skuadrës.

Arbnor Morina, drejtori sportiv i Flamurtarit u shpreh se kanë rënë dakord që të përgjysmojnë pagat në 50%, kështu që nuk kanë pasur ndonjë problem sa i përket obligimeve ndaj lojtarëve.

Morina: I kemi kryer të gjitha obligimet ndaj lojtarëve

“Ndikimi i pandemisë është një ndikim i gjithanshëm, një ndikim negativ i cili ka çrregulluar bajagi shumë të gjitha gjërat sa i përket futbollit dhe gjërave rreth futbollit. Nuk është vetëm që ka ndikuar negativisht tek ekipet por edhe te ekonomia në përgjithësi dhe atë rezultat do ta ndjejmë edhe në vitet e ardhshme. Sa i përket gjendjes financiare që i përket klubit tonë mundemi me thënë që deri më tani ne jemi zero zero sa i përket obligimeve ndaj futbollistëve, shtabit teknik dhe të punësuarëve në klub. Ka qenë marrëveshja me të gjithë, një marrëveshje që duhet me deklaruar që është përkrahë nga të gjithë në klub që pagesat të bëhet në shumën e 50% se i gjithë klubi financohet nga një person dhe biznesi i tij si të gjitha bizneset tjera ka qenë në të themi ashtu gjendje kolapsi”, deklaroi Morina.

Sa i përket rikthimit të futbollit, të dyja skuadrat janë në pritje të vendimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Sportit, duke shpresuar që një gjë e tillë të ndodh sa më parë

Prishtina, sipas Begollit me këmbëngulje kërkon vazhdimin e kampionatit pasi që nuk dëshiron që rezultatet finale të vendosën në tavolinë.

Begolli: Jemi pro vazhdimit të kampionatit

“Si pik e parë ne po kërkojmë në fakt që me këmbëngulësi që të mos vendoset në tavolinë për shkak se të gjitha skuadrat janë afër njëra-tjetrës duke marrë parasysh edhe skuadrat që po luftojnë për titull edhe për dalje në Evropë, edhe skuadrat që po luftojnë për ekzistencë. Do të thotë do të ishte e padrejtë që të merret një verdikt final në tavolinë dhe në këtë pikë ne jemi të qetë sepse ne e kemi të siguruar Evropën, por ne po dëshirojmë që secila skuadër ta ketë mundësin e vet në teren që ta meritojë atë…Po, nenet e Federatës e thonë një gjë të tillë. Neni 65 thotë ku të gjitha skuadrat që luftojnë për titull të kampionit, për daljen në Evropë ose për rënien nga Liga me përfundimin e kampionatit do të thotë shikohen ndeshjet direkte. Me skuadrën e Gjilanit kemi bilanc pozitiv dhe po besoj që kjo na garanton një gjë të tillë”, përfundoi ai.

Ndërsa nga ana e Flamurtarit, Morina shprehet se nuk janë trajnerët dhe kryetarët e klubeve ata që vendosin, por FFK në koordinim me ministrinë e shëndetësisë dhe të sportit.

Morina: Jemi në pritje të vendimit

“Së pari duhet të presim se çfarë vendimi do të merr Federata në bashkëpunim me ministrinë e sportit dhe të shëndetësisë, në lidhje se a do të fillohet puna në grupe në cilën datë dhe a do të jetë e mundur të vazhdohet kampionati. Mirëpo një gjë është evidente që pas gjithë kësaj pandemie që ka ndodhur as futbollit nuk do të jetë siç ka qenë përpara. Me siguri që do të ketë investime pak më të vogla nëpër klube”, theksoi ai.

Kujtojmë që sot gjatë ditës pritet të dal vendimi rreth të ardhmes së futbollit kosovar, se si do të jetë mënyra që ai do të vazhdohet, apo do të anulohet i tërë stinori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu