Koronavirusi: Çfarë thotë shkenca në të vërtetë për maskat?

0
Gjigandi

Në një kohë që apelohet për mbajtjen e maskës si masë mbrojtëse nga virusi, çfarë thotë shkenca në të vërtetë për maskat?

Një studim i Universitetit të Kembrixhit thotë që edhe maskat bazë shtëpiake mund të zvogëlojnë transmetimin – dhe madje mund të ndihmojnë për të parandaluar një valë të dytë.
Thuhet që përdorimi i maskave në të gjithë popullsinë do të mbante numrin e riprodhimit COVID-19 (shkalla R) nën një.
Një raport ndërkombëtar i botuar në The Lancet, i cili analizoi të dhënat nga 172 studime në 16 vende, zbuloi se duke veshur një maskë për fytyrën ekziston vetëm një shans 3% për të kapur COVID-19.
Një studim tjetër zbuloi se maskat shtëpiake të fytyrës mund të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.
Shtatë lloje maskash për fytyrën u vunë në provë nga Universiteti i Edinburgh, duke përfshirë maska kirurgjikale, respiratorë, mburoja të lehta dhe të rënda për fytyrën dhe maska të bëra me dorë.
Përveç atyre me një valvul, të gjitha mbulesat e fytyrës provuan se zvogëlonin distancën për të paktën 90%.
Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka theksuar se maskat “vetëm” nuk do të mbrojnë nga COVID-19.
Ajo thotë se nuk ka prova që veshja e një – qoftë mjekësore ose llojeve të tjera – nga persona të shëndetshëm në komunitetin e gjerë mund t’i parandalojë ata të infektohen me viruse të frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin./Skynews

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu