Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është dhënë alarmi për një bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës. Dyshohet se një person nga burgu ka telefonuar gjyqtarin ku I ka shpjeguar se në makinën e tij është vendosur një bombë. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet. Policia njofton se do bëhet nga ana e tyre një plasje e kontrolluar e pakos së dyshimtë në mjet, teksa të gjithë telefonat e efektivëve që ndodhen pranë gjykatës janë fikur për arsye sigurie. Makina i përket gjyqtarit Markelian Kuqo i cili gjatë karrierës së tij ka pasur shume çështje të rëndësishme dhe të diskutuara.