Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Siç janë të porositur nga Edi Rama, zyrtarë e PS duhet të mbajnë qëndrime kritike për çka është bërë. Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin, që i zbriti trenit socialist dhe u la jashtë listave për 25 prillin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.
Në vijim do të prezantohet statuti i ri i PS-së dhe do të hapet diskutimi me delegatët dhe do të vendosen objektiva për garën e ardhshme elektorale, që është jo më larg se vitin e ardhëm kur do zgjidhen kryetarët e bashkive. Edi Rama përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kabinetin e tij, megjithatë edhe surpriza mund të ketë.
Agjenda:
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:
-Rinia, Inovacioni, Fëmijët
Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria
Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore
Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi
Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale
Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.
B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj
DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.