Kolegji i Posaçëm i Apelimit zgjedh kryetar Albana Shtyllën

0
Gjigandi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e vettingut në drejtësinë shqiptare, tashmë do të ketë drejtues të saj zonjën Albana Shtylla.

Me përfundimin e mandatit të Natasha Mulajt, KPA ka votuar në mënyrë të fshehtë dhe me 7 vota pro, kryetare është zgjedhur Albana Shtylla.

NJOFTIMI:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

RonaTyra

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu