Klubi i dyshes shqiptare në krizë të thellë

0
Gjigandi

Klubi i Malagas, tashmë i dobësuar nga vështirësitë serioze sportive dhe financiare, është goditur fort nga pandemia e Covid-19.

Në një njoftim zyrtare, skuadra që militon në Divizionin e Dytë në Spanjë  e ku luajnë dy lojtarë të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Keidi Bare, njoftoi sot se do të detyrohet të paraqesë një plan pushimesh kolektive nga punë, i domosdoshëm “për të siguruar vijimësinë e Malagas”.

Shoqëria andaluze thotë se plani i reduktimit të punonjësve synon të zvogëlojë shpenzimet e klubit, por mbetet të shihet se kush dhe si do të ndikohet nga kjo masë.

E kualifikuar deri në çerekfinalen e Champions League në vitin 2013, por e rënë nga elita e futbollit spanjoll në vitin 2018, skuadra andaluze ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve tatimore pasi një gjyqtar spanjoll shkarkoi presidentin e saj, sheikun e Katarit, Abdallah ben Nasser al -Thani, dhe tre fëmijët e tij nga menaxhimi financiar i klubit në muajin shkurt.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu