Futbollistët shqiptarë po kërkohen shumë nga klubet turke dhe kroate.
Së fundmi, është lojtari i Ballkanit Jetmir Topalli, i cili kërkohet nga disa klubet të futbollit turk si: Antaliaspori, Gëztepe, Gaziantep, Koniaspor dhe Gençlerbirligi.
Sipas medias turke “ Sabah”, Antaliaspori po bëjnë përpjekjet më të mëdha për të siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar. Madje kjo media thekson se disa trajnerë të futbollit në Kosovë e konsideroj Topallin me cilësi më të mira teknike se sulmuesi i Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi.
Këtë sezon, ai ka realizuar 5 gola në 21 ndeshje të kampionatit të futbollit në Kosovë, ndërsa “transfermarkt” llogarit se ai kushton 175 mijë euro.