Klopp zbulon pse vesh tuta sportive, lavdëron Guardiolën për stilin e tij

0
Gjigandi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se ai vesh ende tuta sportive gjatë ndeshjeve pasi që kjo është bërë tashmë pjesë e identitetit të tij si trajner, përderisa e lavdëroi rivalin e tij në Manchester City, Pep Guardiolës, për stilin e tij të veshjes.

Përderisa shumë trajnerë në ligat elitare të futbollit preferojnë të vishen me kostume formale gjatë ndeshjeve të skuadrave të tyre, Klopp ka preferuar të veshë tuta sportive gjatë gjithë karrierës së tij me Mainzin, Borussia Dortmundin dhe Liverpoolin.

Strategu gjerman thotë se ai nuk ndihet rehat nëse vishet në mënyrë më profesioniste, pasi që është veshur me tuta sportive që nga fillimi i karrierës së tij si trajner dhe tani kjo gjë i është bërë pjesë e karakterit.

“Unë isha lojtar dhe ditën tjetër u bëra trajner. Në zhveshtore ishin tutat sportive të djaloshit që e kishte punën para dy ditëve. As që më bënin mirë”, tha Klopp, në një intervistë të dhënë për The Guardian.

“Unë isha thjesht i përqendruar në ndeshje. As që më shkoi në mendje dukja ime. E di që nuk është e mirë sepse ne po punojmë në publik, por kur shkova në Dortmund mendova: “Ndoshta duhet të ndryshoj”. Fillova të vishja xhinse dhe bluzë. Por, thjesht s’ndihesha rehat. Kjo s’do të thotë që është keq për ty”.

RonaTyra

“Mendoj se trajneri që vishet më së miri është Pep Guardiola. Gjithçka që ai vesh i rri mirë. Ai nuk vesh kostume formale, thjesht disa rroba të rastit”.

 “Veshjet janë pjesë e karakterit tonë. Vishni çfarëdo që të doni, por mos e bëni këtë gjënë më të rëndësishme. Në fund, ndeshja është ajo që ka rëndësi. Por, mos u shqetësoni, ju mund të bëheni kampion bote duke veshur edhe kostum, edhe tuta sportive. Thjesht duhet të jini rehat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu