Klopp i kritikon tifozët e Liverpoolit: Të përmbahemi nga gjëra të tilla

0
Gjigandi

Jürgen Klopp, trajneti i kampionit anglez, Liverpool, e ka kritikuar sjelljen e disa tifozëve pas triumfit të madh, pasi u kishte bërë thirrje atyre që të qëndronin në shtëpi dhe të mos dilnin jashtë për të festuar.

“Ne i detyrohemi më të dobëtit në shoqërinë tonë”, shkruan Klopp në një letër të hapur për gazetën lokale “Liverpool Echo” sot, “për punonjësit e shëndetit që dhanë aq shumë dhe të cilët ne i duartrokitëm, policinë dhe autoritetet lokale të cilët na ndihmojnë”.

Mijëra tifozë festuan titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vitesh në Pier Head-in e famshëm të Liverpoolit të premten. Humori ndryshoi gjatë festës dhe pasuan përleshjet e dhunshme me policinë. Autoritetet po hetojnë edhe zjarrvënien pas përdorimit të fishekzjarreve. Dëmi i shkaktuar pritet të arrijë në rreth 11,000 euro.

Liverpooli e përshkroi këtë ngjarje si “plotësisht të papranueshme”. Klopp, i cili në letër gjithashtu shprehu dashurinë e tij për Liverpoolin dhe falënderimet e tij për tifozët që i mbështetën gjatë sezonit, hodhi edhe kritika ndaj tyre. “Pasioni juaj është pasioni im”, shkroi 53-vjeçari, “por gjëja më e rëndësishme tani është që të përmbahemi nga gjëra të tilla”.

“Ne do ta shijojmë këtë moment dhe do ta pikturojmë qytetin e kuq. Por tani për tani, ju lutem qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk është koha për të dalë në grupe të mëdha në qendër të qytetit, as për t’u mbledhur afër stadiumeve të futbollit”, tha ndër të tjerash Klopp.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu