Te Interi Ronaldo vuajti shumë

0
56
blank
Gjigandi

Ronaldo ‘Fenomeni’, nga karantina e tij për shkak të COVID-19, ka gjetur kohë për të folur për karrierën e tij.

Ai e bëri këtë në Instagram në një lidhje të drejtpërdrejtë me Alessandro Del Piero, legjendën e Juventusit.

Ronaldo, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, një kampion, për ato që bëri gjëra në fushën e gjelbër, tregoi edhe njëherë përse u largua nga Barcelona.

Në sezonin 1996/97, dhe i vetëm te Barcelona, Ronaldo ishte i pandalshëm, shënoi 47 gola në 49 paraqitje.

“Unë nuk do të ndryshoja asnjë nga zgjedhjet e mia të karrierës. Ndonjëherë nuk kam pasur mundësi të vendos vetë. Kështu, rinovova me Barcelonën dhe pesë ditë më vonë, presidenti më telefonoi për të më thënë se nuk mund ta respektonte marrëveshjen e bërë. Unë i thashë që do të ikja, sepse nuk ndihesha i vlerësuar. Ishte situatë e turpshme”, tha ai.

“Ne ishim tashmë në fund të sezonit dhe vetë kisha shënuar 50 gola. Për fat të mirë, Moratti ishte tashmë gati, më mori tek Interi, që më pas Inter u bë një dashuri e madhe jo vetëm për mua. Të jetoja në Itali ishte një dhuratë. Asokohe, futbolli italian ishte më i miri. Ishte një sfidë e madhe”.

Te Interi Ronaldo vuajti shumë nga dëmtimet e rënda, sidomos ai në gju që ia ndryshoi karrierën.

Ai bëri 99 paraqitje për pesë sezone te Interi, duke shënuar 59 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu