Werderi nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Monchengladbachut.
Takimi u mbyll 0-0, me skuadrat që ndanë nga një pikë e që kanë bërë hapa prapa drejt objektivave të tyre.
Gladbach synon një vend në zonën Champions, teksa Werderi mbijetesën.
Përfaqësuesi kosovar, Milot Rashica u paraqit për 86 minuta, derisa regjistroi paraqitje solide.
Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e lojtarëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.