Kjo është ngjashmëria e vetme që ka Guardiola dhe Mourinho

0
Gjigandi

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola konsiderohen si dy nga trajnerët më të mirë të dekadës së fundit. Shpesh herë nuk kanë munguar krahasimet se cili prej tyre është më i mirë, por Samuel Eto’o ka zbuluar një karakteristikë të ngjashme.

Ish-sulmuesi kamerunas ka pasur fatin e madh që të stërvitet prej të dyve, ndaj dhe e ka të thjeshtë për të bërë dallimin. “E vetmja pikë e përbashkët që kanë këta dy trajnerë është dëshira për të fituar”, ka thënë Eto’o për “Gazzetta dello Sport”.

“Ata janë personalitete krejtësisht të ndryshëm dhe kanë një vizion jo të njëjtë për futbollin”.

“Unë e dua Guardiolen si trajner por jo si person. Më i afërt kam qenë me Mourinhon” – tha Eto o.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu