Sot ka 63 vjeç por nuk i harron edhe kujtimet e mira që kishte me gjeneratën e artë të futbollit Prishtina në periudhën 1985-1986. Është ish portieri Rade Zallad që ka pas 25 paraqitje në fanellën e Prishtinës, që kishte qenë edicionin 1985-1986.
“Sezonin vijues shkova në Prishtinë, ku pas meje pata një gjeneratë të shkëlqyer, me Vokrrin, Batroviqin, Mehinoviqin, Shengylin, Ramën, Shalën, i cili luajti me mua edhe në Partizan, Nexhipi.
Kjo ishte skuadër e shkëlqyeshme”, kishte thënë me 5 prill të vitit 2013 në faqen nostalgjia të klubit të Partizanit, e njohur si “crno bela”. Zallad ka respekt të veçantë për Prishtinën dhe shqiptartët sepse kishte kaluar një periudhë të shkëlqyer.
Kujton edhe fitoren e Prishtinës me 2:1 me 1 dhjetor të vitit 1985 kundër Cërvena Zvezdës, tha mes të tjerash: “Atë vit, në pjesën pranverore të kampionatit, ne ishim mysafirë të Zvezdës dhe në pjesën e vjeshtës, i mundëm 2:1 (1985) në Prishtinë. Ndeshja mes Zvezdës dhe Prishtinës, për keqardhjen time të madhe, përfundoi 2:0, por sipas të gjithë reporterëve, unë isha lojtar i ndeshjes”.