Faqeziu gjithmonë mbetet faqezi! Para 12 viteve ishte arrestuar për keqpërdorime të mjeteve financiare!
Ai është Dragan Xhajiçi, tani president nderi i klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit!
Xhajiçi, me 30 nëntor të vitit 2018, u fut ilegalisht në Kosovë me Zvezdan Terziqin , drejtor i përgjithshëm i klubit dhe Mitar Mërkellën (drejtori sportiv i klubit, dhe iu ishin bashkuar protestës së punëtorëve serb (që veprojnë ilegalisht) të shëndetësisë në veri të Mitrovicës. Në vitin 2008, Xhajiçi, ishte arrestuar me disa, si i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro.
Më së miri tregojnë fotot se çfarë personaliteti ka Xhajiçi. Ja se si e kishin arrestuar shteti i tij.
Ai shihet brenda automjetit, i lidhur dhe i turpëruar.
Para pak ditëve ky person e nderoi edhe kriminelin e luftës Kapiten Dragan me fanellën numër 1, për këtë mori kritika të rënda nga ish komentatori sportiv Millojko Pantiq.