Gazetarja Kelsey Wingert me shumë gjasa do të ndjekë gjithë jetën reportazhin e saj të fundit nga terreni.
Lojtari i San Francisco Giants, Austin Slater goditi topin me shkop në ndeshjen kundër Colorados, i cili e goditi gazetaren drejt e në kokë.
Topi po shkonte me shpejtësi 153 km/h, që është treguesi më i mirë se sa e fortë ishte goditja.
Në një moment, një komentator mund të dëgjohej duke marrë në pyetje Kelseyn ndërsa ndjeu gjakun që i rridhte në fytyrë.
Pasi i është dhënë ndihma, ekzaminimet kanë rezultuar se nuk ka pasoja më të rënda.
Është interesant fakti se kjo është hera e dytë që një top bejsbolli e godet në kokë, por fatmirësisht ajo u shërua shpejt.