Michael Owen i bën gjëmën vajzës, ia ngatërrojnë me një modele të OnlyFans

0
Michael Owen i bën gjëmën vajzës, ia ngatërrojnë me një modele të OnlyFans
Gjigandi

Ditë të komplikuara për Michael Owen. Ndonëse ish-futbollisti i Real Madridit, fitues i “Topit të Artë”, disa ditë më parë festoi ditëlindjen e Gemma-s, vajzës së tij të madhe, përmes llogarisë në Instagram, tashmë është penduar.

Fotot që ka publikuar janë marrë si të një modeleje të OnlyFans, e cila është ngatërruar me të paralindurën e tij. Vetë Gemma ka sqaruar ngatërresën përmes llogarisë së saj në Instagram: “Me sa duket një djalë po qarkullon disa fotografi, duke pretenduar se jam unë.

Këto pamje janë marrë nga disa vajza të OnlyFans. Faleminderit kësaj vajze për sqarimin e fakteve. Vetëm për saktësim, unë NUK kam OnlyFans”.

Në këtë linjë dhe siç është publikuar nga “DailyMail”, një burim pranë ish-futbollistit siguroi se “Michael është i tmerruar që emri i vajzës së tij po përdoret pa vend dhe gjithçka që dëshiron është që kjo situatë të korrigjohet”.

RonaTyra

“Duket qartë se nuk është Gemma në foto. Ajo nuk përdor OnlyFans, është paraqitur me bikini vetëm për të promovuar markën e saj. Michael është prind i kujdesshëm dhe tani që Gemma po rritet, ai dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për t’u kujdesur për vajzën, imazhin dhe reputacionin e saj”, – ka shtuar mediumi i lartpërmendur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu