Kërling, Kosova mbyll kampionatin botëror në pozitën e gjashtë

0
Gjigandi

Ekipi i Kosovës në kërling, ka mbyllur garimin në kampionatin botëror të kërlingut për mikse, që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Kosova doli e gjashta nga shtatë kombëtare, pa mundur të kualifikohet tutje.

Ekipi ynë debutoi në botëror me një fitore ndaj Nigerisë, por që më pas pësoi humbje nga kombëtaret me shumë përvojë dhe cilësi si: Kanada, Gjermania, Bjellorusia, Estonia e Hong Kongu, ndërsa nga Sllovakia u mundën me rezultat zyrtar.

Një fitore në kampionat botëror vlerësohet sukses për ekipin tonë, kur dihet që sporti i kërlingut është ende në hapat e parë të zhvillimit në Kosovë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu