Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar BE-në se vendi i tij mund të lirojë anëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe t’i dërgojë ata përsëri në Evropë.
“Ju duhet të rishikoni qëndrimin tuaj ndaj Turqisë, e cila mban kaq shumë anëtarë të Shtetit Islamik në burg dhe i kontrollon ata në Siri”, tha Erdogan para gazetarëve në aeroport, përpara një udhëtimi për në SHBA, raporton AP.
Ai reagoi ndaj sanksioneve të fundit që BE ka shpallur mbi Turqinë në lidhje me Qipron.
Bashkimi Evropian të hënën njoftoi për një sistem që do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shpime pa leje në Detin Mesdhe afër Qipros për shfrytëzimin e gazit.