Kërcënimi i biznesmenit/ Telefoni i regjistruar në emrin e një gruaje nga Librazhdi

0
Gjigandi

Kërcënimi i një biznesmeni në Tiranë nëpërmjet telefonit ka rezultuar i vështirë për tu zbuluar nga prokuroria,  që i ktheu fashikujt pas dhe ja dorëzoi policisë për veprime të tjera shtesë.

siç thotë një burim i Top Channel biznesmeni me inicialet A.L u kanos dhe telefonua pareshtur gjatë nga muaji nëntor 2019 deri në janar 2020.
Përmbajtja e mesazheve që personat e paidentifikuar i dërgonin sipërmarrësit në fushën e tregtisë  ishin paralajmërime për zhdukjen e familjes së tij. në një rast sipas dosjes që Top Channel disponon A. L u kërcënua se veç familjes në fund do ta vrisnin edhe atë,  nëse ai nuk e mbyllte biznesin.
‘Vazhdimisht më  kërcënojnë se do më rrëmbejnë fëmijët nga shkolla se do më zhdukin mua dhe familjen dhe të gjitha këto kanë vetëm një synim, që unë të mbyll aktivitetin tregtar”  këmbënguli biznesmeni i cili vuri në dispozicion të akuzës edhe telefonin. sipas rrëfimit të tij në prokurori , zëri i kërcënuesit i përkiste një burri që fliste me dialekt.
Sipas burimeve telefonatat kryheshin nga një numër privat i paidentifikuar, i cili në fund të ditës i raportonte biznesmenit të gjitha lëvizjet e anëtarëve të familjes  së tij, dhe rrezikun që u kanosej atyre në rast se ai nuk plotësonte kërkesën për mbylljen e biznesit . burimet zyrtare të Top Channel thonë se pas hetimeve të nisura dhe letërkëmbimit me kompanitë celulare, prokurorët arritën të zbulojnë  se numri ishte i regjistruar nën emrin e një  gruaje  nga  Librazhdi me inicialet M. Kashiku e cila jeton në Durrës.
Por nga hetimet rezultoi se ky numër telefoni ishte blerë në tregun e zi , sipas një skeme të përdorur edhe më herët për ngjarje të rënda, ku pas vjedhjes së një numri kriminelë të ndryshëm  e përdorin për kërcënime dhe vendosje gjobash pa u ekspozuar. në përfundim për të hetuar se kush qëndron pas KËRCËNIMIT të A. L, prokuroria urdhëron policinë që të veprojë në rrugë operative për të zbuluar  autorët , duke i lënë një sërë detyrash që duhet të plotësohen brenda pak javësh.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu