“Këpuca e Artë”, prin Lewandowski, Ronaldo dhe Messi pas Immobiles

0
Gjigandi

34 gola në Bundesliga, aktualisht Robert Lewandowski është kandidati numër një për të rrëmbyer Këpucën e Artë.

Ai është afër që t’i japë fund dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët e kanë fituar këtë çmim në 10 vitet e fundit.

Me sezonin tashmë të mbyllur në Gjermani, Ronaldo dhe Messi, që kanë shënuar 24 gola, respektivisht 22, janë shumë larg dhe kanë edhe nëntë ndeshje, respektivisht pesë për ta zënë sulmuesin e Bayern Munich, diçka që duket ndoshta e pamundur.

Kështu, kërcënimi më serioz për Këpucën e Artë duket Ciro Immobile i Lazios, që ka shënuar 29 gola dhe me nëntë ndeshje në lojë, gjithçka mund të ndodhë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu