Home Teknologji Keni iPhone? Ky është një lajm i mirë për ty

Keni iPhone? Ky është një lajm i mirë për ty

0
Keni iPhone? Ky është një lajm i mirë për ty

Tani nuk do të jetë dhe aq e lehtë rregullimi i një iPhone të vjedhur. Sipas MacRumours, firma ka udhëzuar stafin që të mos riparojnë iPhone-t e raportuar si të humbur ose të vjedhur. Nëse një teknik sheh një mesazh në sistemet e brendshme që tregon se pajisja është raportuar si e humbur, ai refuzon riparimin.

Për më tepër, teknikët nuk do të kryejnë shërbime të caktuara nëse nuk jepen prova se telefoni është blerë. Ky rregull ka për qëllim që të ulë sasinë e iPhone-ve të vjedhur.

Apple ka vendosur tashmë kufizime në riparimin e iPhone në Lost Mode (modaliteti i humbur), të cilin mund ta aktivizoni duke përdorur iCloud.

Dyqanet e Apple dhe ofruesit e shërbimit të autorizuar nga kompania nuk janë tashmë në gjendje të kryejnë shërbimin e një iPhone nëse klienti nuk mund të çaktivizojë Find My iPhone dhe kjo politikë do të ndihmojë në parandalimin e riparimit të iPhone që nuk e kishin aktivizuar kurrë Find My iPhone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here