Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, ka konfirmuar se videoklipi i tij i ri është xhiruar në Ukrainë para se të niste lufta.
Këngëtari me bazë në Framlingham tha se kur ai xhiroi klipin për këngën e re “2Step” në kryeqytetin e vendit, Kiev, nuk kishte “asnjë shenjë tmerri që do të vinte”.
Këngëtari i “Bad Habits” tha gjithashtu se të ardhurat nga YouTube do të shkojnë në mbështetje të Ukrainës.
Ed Sheeran (Foto: Instagram)
Në një postim në Instagram, Sheeran shtoi: “Ne xhiruam videoklipin e 2Step vitin e kaluar në Kiev dhe megjithëse ishte hera ime e parë atje, më pëlqyen menjëherë njerëzit dhe vendi”.
“Nuk kishte asnjë shenjë të tmerrit që do të vinte në Ukrainë dhe zemra ime është me të gjithë atje”, shtoi ai.
“Videoja është publikuar ditën e sotme (e premte) dhe të ardhurat nga përfitimet në YouTube do të shkojnë në apelin e DEC për Ukrainën”, përfundon shkrimin artisti.
Ed mes tjerash ka performuar edhe në një koncert përfitimi për Ukrainën në Birmingham, duke treguar mbështetjen e tij nëpër forma të ndryshme.
/abc24.al/