Keçi: Nuk po dimë me menaxhu deri në fund dhe kundërshtari po na dënon

0
Gjigandi

Sot janë luajtur edhe tri takimet e fundit të javës së 29-të në IPKO Superligën e Kosovës. Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 4:3.

Golat për vendasit u shënuan dy nga Bashkim Shala, një nga Adem Maliqi dhe një nga Lloga, ndërsa për mysafirët shënuan dy herë Abu Kamara dhe një Jeton Dushi.

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi ka folur pas sfidës duke shprehur shqetësim për orarin e ngjeshur të kampionatit.

“Nuk mund t’i fajësoj lojtarët, në këtë vapë 32 gradë çdo katër-pesë ditë me luajt është vështirë, unë kam qenë kundër këtij orari. Po luajm çdo katër pesë ditë për këta lojtarë është njëfarë brenge e lodhje. Po i shoh edhe në stërvitje por çfarë të them.”

“Edhe pse udhëheqëm 4-1, na është bërë si sëmundje, nuk po dimë me menaxhu deri në fund dhe kundërshtari po na dënon me 2-3 kundërzbritje. Mendoj se ka qenë një fitore e merituar, patëm më shumë raste se Dukagjini edhe pse Dukagjini luan pa brenga.” përfundoi Keçi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu