Kanë diferencë 22 vite në moshë – aktorja Helena Bonham thotë se është e lumtur për marrëdhënien …

0
Kanë diferencë 22 vite në moshë – aktorja Helena Bonham thotë se është e lumtur për marrëdhënien …
Gjigandi

Helena Bonham Carter ka rrëfyer disa detaje në lidhje me partnerin e saj, Rye Dag Holmboe.

Ylli i “Crown”, 55-vjeçe, ka qenë në lidhje me historianin e artit, 33-vjeçar, për katër vjet pas ndarjes nga regjisori Tim Burton në vitin 2014.

Duke folur me Richard Eden të Daily Mail në një ngjarje të fundit, Helena pranoi se ndihet ‘shumë me fat’ që ka takuar Rye.

Foto: Shutterstock

RonaTyra

Aktorja shtoi megjithatë se nuk është e gatshme akoma për një martesë, duke theksuar: “Nuk u martova herën e parë”.

Helena dhe ish-partneri i saj, regjisori Tim Burton, 63-vjeç, kishin një shtëpi të përbashkët gjatë jetesës së tyre 13 vjeçare.

Çifti i ri u takuan në një martesë në vitin 2018, pas ndarjes së Bonham nga Tim në 2014.

Foto: Eroteme.co.uk

Duke shpjeguar se si ata u takuan, ajo tha për The Guardian: “Një gjë krejtësisht e rastësishme, një aksident vërtet i lumtur dhe është një gjë e mahnitshme”.

Teksa ka folur për diferencën 22 vjeçare në moshë, aktorja tha më parë për The Times: “Të gjithë plaken me një ritëm të ndryshëm. I dashuri im është jashtëzakonisht i pjekur. Ai është një shpirt i vjetër në një trup të ri, çfarë mund të dëshiroj më shumë?”.

“Njerëzit janë pak të frikësuar nga gratë e moshuara, por ai nuk është. Gratë mund të jenë shumë të fuqishme kur janë më të vjetra”.

Helena Bonham Carter (Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Ajo ndan fëmijët Billy, 18-vjeçar dhe Nell, 14-vjeçe, me ish-bashkëshortin, regjisorin dhe shkrimtarin e Hollywoodit, Tim Burton.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu