‘Për fëmijërinë e vjedhur’, mesazhet e VIP-ave shqiptarë që morën pjesë në protestë

0
Gjigandi

Me hashtagun ‘Për fëmijërinë e vjedhur’, mijëra qytetarë janë bërë pjesë e protestës kundër përdhunimit që i është bërë një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës 65-vjeçar.

Në shesh nuk kanë munguar edhe personazhet e njohur si ish-deputetja Grida Duma, këngëtaret Aurela Gaçe, Eli Fara, Manjola Nallbani, Jonida Maliqi, aktorja Rudina Dembacaj, prezantueset Dojna Mema, Bora Zemani, motrat Vjollca etj.

Po kështu, pjesëmarrës ishin deputetë, artistë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile si edhe qytetarë të thjeshtë.

Protesta është zhvendosur nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Ministrisë së Arsimit.

Shumë prej personazheve të njohur, pjesëmarrës në protestë, shpërndanë edhe mesazhet në profilet e tyre në Instagram.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu