Kamberi rikthehet aty ku e urrejnë, zbulohen ekipet që e duan

0
Gjigandi

Sulmuesi Florian Kamberi bëri mirë me Rangers, por duket se trajneri Steven Gerrard nuk ka ndërmend që të blejë kartonin e tij.

Ai u huazua në janar nga skuadra e Hibernian drejt Rangersit, pasi ishte dëshira e tij e madhe të largohej, madje prishi dhe marrëdhëniet e tij me tifozët.

Marrëveshja e huazimit u mbyll më 31 maj dhe Kamberi u rikthyer sërish te Hibernian. Ai së fundmi ka udhëtuar nga Zvicra drejt Skocisë aty ku pret t’i bashkohet shokëve të ekipit në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri pas qëndrimit me familjen e tij.

25-vjeçari i kombëtares shqiptare pritet të gjejë një ekip të ri, pasi në klubin e tij nuk e duan.

Shtatlarti flitet se ka disa klube nga Qipro, Anglia, Gjermania, Polonia dhe Turqia që e duan, ndërsa në media ka dalë emri i Lech Poznan, Brendtfordit në Championship dhe Baselit në Zvicër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu