Kalon me sukses Vetingun gjyqtarja e Apelit Tiranë, 33 denoncime nga publiku konsiderohen të pabazuara

0
Gjigandi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Ajo ka rezultuar e pastër sipas KPK në të tre shtylla e integritetit moral, profesional dhe pasuror.

Në seancën dëgjimore, KPK nuk identifikoi probleme për pasurinë dhe shpenzimet e shkollimit të fëmijëve në Kanada, ndërsa 33 denoncime nga publiku u konsideruan të pabazuara.

Gjyqtarja Hoha është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit në Shkodër, më pas në Gjykatën Ushtarake të Apelit në Tiranë, dhe pas shkrirjes së kësja të fundit tek Apeli i Tiranës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu