Pastori, Akil Pano në një lidhje skype për “Shqipëria Live” foli rreth mendimit të tij për legalizimin e kanabisit.
Vendimi i kryeministrit Edi Rama, për projektligjin i cili do të sjellë legalizimin e kanabisit për përdorim farmaceutik ka sjellë shumë diskutime nga ekspertë të ndryshëm të cilët kanë dhënë mendimin e tyre.
Pano shprehet se kanabisi dhe lëndët narkotike kanë shkaktuar në familjet shqiptare një dramë të madhe.
“Sa i moralshëm është një projekt i tij për të legalizuar një vepër të paligjshme ky aktivitet i paligjshëm ka shkaktuar një dramë për familjet shqiptare. Nuk mund ta trajtojmë thjesht me idenë se çfarë mund të përfitojmë tani nga kanabisi pa vendosur në peshore historikun e kanabisit dhe drogërave në vendin tonë”,
u shpreh pastori.
Ai theksoi se nuk duhet të shihet vetëm përfitimi monetarë që do të vijnë nga ushtrimi i këtij aktiviteti, por pasojat që do të sjellë.
“Jo çdo aktivitet që premton përfitime është një aktivitet i mirë për shoqërinë”,
shtoi më tej pastori.