Juventusi nuk do të heq dorë nga shërbimet e Paolo Dybalës edhe pse është përfolur se mund të largohet gjatë verës.
Siç raporton “Calciomercato”, Zonja e Vjetër do t’i ofrojë kontratë të re yllit Argjentinas.
Palët janë në bisedime për rinovimin e kontratës për disa muaj me radhë dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për finalizimin e saj.
Në javët e ardhshme pritet që Juventusi ta zyrtarizojë rinovimin me Dybalan.