Juve dhe Roma shkëmbejnë yjet e kombëtares, zbardhet ideja “e çmendur”

0
Gjigandi

Kohët teknike të futbollit kanë ndryshuar për shkak të “Coronavirus”. Kjo vlen për merkaton, përfundimin e kampionateve dhe kupave kombëtare. Sidoqoftë, 30 qershori mbetet “data zero” për të gjitha klubet, ajo e mbylljes së buxheteve, të cilat janë më të komplikuara se kurrë, pas krizës. Kjo është arsyeja pse, sipas “Tuttosport”, Juventusi dhe Roma, si dhe shumë klube, do të ulen në tryezë për të diskutuar shkëmbimet e mundshme, asnjëherë aq të këndshme sa në tre muajt e fundit.

Në aksin që lidh Torinon me kryeqytetin mund të ketë negociata për emra të spikatur. Para së gjithash, dy fytyra të kombëtares së Italisë së drejtuar nga Roberto Mancini: Federico Bernardeschi dhe Nicolò Zaniolo. Një ide e lindur më herët, por e lënë mënjanë në muajt e dimrit. Opsionet e dy lojtarëve, megjithatë, janë të gjitha për t’u vlerësuar. Bernardeschi ka disa admirues, ndërsa sulmuesi i datëlindjes 1999 do të dëshironte të qëndronte në Romë. Edhe nëse buxheti verdhekuq nuk premton shumë. Sidoqoftë, idetë janë të ndryshme, aq shumë sa një tjetër aks i nxehtë do të çonte në shkëmbimin midis Daniele Rugani dhe njërit mes Kluivert e Under.

Qendërmbrojtësi toskan nuk ka gjetur hapësira te bardhezinjtë, ndaj po ndiqet nga disa ekipe italiane. Dy anësorët e sipërcituar nuk janë të paprekshëm për verdhekuqtë. Emrat e Rolando Mandragora dhe Bryan Cristante, gjithashtu, mund të përfundojnë në “pjatë”. I pari mund të kthehej te bardhezinjtë pas stërvitjes së tij në Udine. Merkatoja tashmë është trazuar nga kriza e Covid-19 Juventusi dhe Roma po studiojnë lëvizjet e mundshme mes veti, në formë shkëmbimesh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu