Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa muajsh po shijon një lidhje të re dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
Ky i fundit për publikun është njohur si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, me të cilin ndan edhe një djalë të quajtur, Troi.
Ish-Miss Shqipëria ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, teksa ka folur sërish për romancën e çiftit të ri të estradës.
Foto: Screenshot/YouTube
“Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit. Nuk kam asgjë kundër lidhjeve, jam shumë pro lidhjeve dhe dashurisë”, ka thënë ajo për lidhjen e Adisit me Fifin.
Bukuroshja nga Rrësheni ndërkaq zbuloi se është momentalisht beqare duke shtuar: “Jam në lidhje me veten time”.
Ajo po vazhdon jetën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve në karrierë.
Lidhja e Fifit me Adisin në anën tjetër erdhi menjëherë pas daljes së artistes nga Big Brother VIP.
/abc24.al/