Dje u përmbyll edhe java e 27-të në Bundesliga, e dyta pas pauzës me shumë se dy mujore për shkak të koronavirusit.
Java e 26-të prodhoi 27 gola, me një mesatare prej 3 golave për ndeshje.
Mirëpo, në këtë javë u shënuan edhe me shumë gola. Gjithsej 32 në 9 ndeshjet, çka i bie me shumë se 3.5 gola për ndeshje.
Dueli që prodhoi me së shumti ishte ajo mes Bayernit dhe Frankfurtit e cila përfundoi 5:2 në të mire të bavarezëve.