Ja sa shqiptarë i kishte Trepça në vitin 1971! Për kë luajtën Esat Mehmeti e Hysni Maxhuni?

0
Gjigandi

Para 49 viteve pikërisht me 21 mars (1971) në stadiumin në Tetovë u ndeshën Teteksi i Tetovës dhe Trepça e Mitrovicës, e cila sfidë kishte përfunduar baras (2:2), në kuadër të javës së 28-të të Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.

Te skuadra e Trepçës u paraqitën standardë vetëm dy shqiptarë, portieri i dëshmuar i asaj kohe, Esat Mehmeti dhe futbollisti Hysni Maxhuni, ish trajner i shquar. 

Pas javës 18-të, Borci i Çaçakut kryesonte me 27 pikë, Trepça renditej në vend të dytë me 24 dhe Teteksi i 15-ti me 13 sosh. 

Teteksi-Trepça 2:2
Stadiumi në Tetovë.
Shikues: 3000.
Gjyqtar: D. Markoviq (Gornj Millanovc).
Shënues: Nebrikiç (7′ e 77′) – Mërgja ([email protected] e 66′).
Teteksi: Nikollovski 6, Sadikov 6, Kabramov, Kotev 6, Jakimovski 6, Spasovski 6 (Crvenskovski), Abazi 5, Nebrigiq 9, Shumenkovski 6, Bllazhevski 6 dhe Marinkovski 5.
Trepça Esat Mehmeti 6, Delibashiq 6, Raca 6, Mushikiq 8, Rashiq 6, Velkoviq 6, Mërgja 9, Baçvareviq 7, Maxhuni 6, Caniq 6 dhe Pindoviq 6.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu