Ballkani ka arritur fitore të lehtë si vendas ndaj Llapit me rezultatin 5:1 në kuadër të xhiros së 29-të në IPKO Superligë.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se i kursej disa nga lojtarët kryesor sepse në fundjavë e pret sfida ndaj Flamurtarit të cilën synon ta fiton.
“Kemi pasur tre derbi para këtij derbi, dhe lojtarët që munguan kanë dhënë më të mirën e tyre por edhe disa prej tyre kishin kartona”, tha fillimisht Batatina në SSK.
“Ndaj Ballkanit e kemi ditur që do jetë e vështirë, por mendojë që dy mbrojtësit nuk ishin në element sepse pranuan gola që nuk është dashur t’i pësojnë”.
Portieri Nava? “Ka një lëndim muskulor dhe është në trajtim mjekësor, dhe kam dashur ta ruajë për ndeshjet e radhës në mënyrë që të fokusohem për takimet më rivalizuese”.
“Iu dhashë mundësin disa lojtarëve të ri ta dëshmojnë vetën, çka më pëlqeu është Bekim Maliqi i cili bëri një paraqitje të mirë”.
Kështu, Ballkani me fitore, tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri aktual, Drita.
Kurse, Llapi vazhdon të jetë i rrezikuar pasi ende nuk e ka siguruar mbijetesën.