Mjaft të rinj po përdorin kode të fshehta në mediat sociale për të treguar luftën e tyre me depresionin.
Kështu shprehja “sot kisha makarona për darkë”, nuk do të thotë se dikush po flet për vaktin e tij, por është një thirrje për ndihmë. Një tjetër fjali shumë e përdorur për të njëjtin qëllim sidomos mes përdoruesve të TikTok, është “më mbaroi shampoja dhe balsami në të njëjtën kohë”.
Disa përdorues të platformave sociale mendojnë se këto fjalë janë marrë nga poema e Hannah Dains – “Mos e vrit veten sot”-, e cila shpjegon përse një person që po lufton me depresionin duhet të zgjedhë. Praktikisht, këto shprehje që dërgohen si thirrje për ndihmë, janë mënyra e zgjedhur nga personat në fjalë që dikush t`i ndihmojë për të rënë në vorbullën e dëshpërimit deri në atë pikë sa të mendojnë vetëvrasjen.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, vetëvrasjet po kthehen në arsyen e dytë madhore të vdekjeve mes gjeneratave të reja. Shifrat tregojnë se niveli i vetëvrasjeve mes njerëzve të moshave nga 10 deri në 24 vjeç, është rritur me 56% ne harkun e viteve 2007- 2017. Nga ajo kohë, numri është rritur me 7% çdo vit.
Burimi: top-channel.tv