Ja çfarë ruan me krenari dhelpra dinake, Dragan Xhajiçi kundër shqiptarëve të Kosovës!

0
Gjigandi

Dragan Xhajiçi dihet se kush është dhe çfarë qëndrime ka!

Është president nderi i klubit të futbollit me të urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda e Beogradit, klub që njihet me qëndrime kundër shqiptarëve! Klub që ushqehet me nacionalizëm! 
Për Xhajiçin e dimë që ka qenë futbollist dhe i Cërvena Zvezdës. 

Ka ende ndonjë shqiptar, që ka nostalgji për Xhajiçin, por ata ende që kanë nostalgji për këtë dhelprën dinake, ta shohin se çfarë mbanë ai në facebookun e tij!  

Ja shkrimin që e ruan në facebook Xhajiqi

RonaTyra

Në profilin e tij të facebookut ruan edhe diçka me krenari dhe një deklaratë idiote të Dragan Stojkoviqit – Piksit, kur thotë: ‘Stop NATO!’

Kjo deklaratë e Stojkoviqit ka qenë në vitin 1999 pikërisht me 29 mars, ditë e hënë, pesë ditë pasi NATO bombardoi caqet e pushtuesit serb. NATO bombardoi Serbinë agresore.  

Pushtuesi serb kishte masakra të mëdha në popullatën shqiptare të Kosovës, duke vra fëmijë, gra e pleq. Në vend që Stojkoviq, atëkohë, të kërkonte që pushtuesi serb të ndal masakrat ndaj shqiptarëve dhe të tërhiqet nga Kosova, ai kërkonte të ndal NATO bombardimet!

Kjo deklaratë e Piksit i botua në ballinë të gazetës sportive serbe “Sportski Zurnal!” Dëgjojmë disa nga shqiptarë, që sot thonë se sportisti është sportist dhe mos të merremi me politizim sportit! Po Stojkoviqi, a ishte sportist dhe pse reagoi ndaj NATO-s dhe kundër shqiptarëve? Sepse e dëshmoi hapur se e përkrah pushtuesin serb dhe ndryshe nuk shpjegohet.
 E Xhajiçi, dihet se kush është dhe çfarë mendësie ka kundër shqiptarëve.  Edhe një dëshmi se kush janë sportistët serbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu