Legjenda gjermane: Bayern dhe Leipzig do të shkojnë larg në Ligën e Kampionëve

0
Gjigandi

Për ish-legjendën e Bayern Munich, Lothar Matthaus, skuadrat gjermane në Ligën e Kampionëve do të shkojnë larg.

Kampionët në fuqi do të luajnë ndeshjen e kthimit me Chelsean dhe më pas do të ndeshen (në rast kualifikimi) me Barcelonën ose Napolin. Ndërsa Leipzig do të luajë me Atleticon Madrid.

“Mendoj se ashtu si Bayerni dhe Leipzig do të bëjnë mirë. Bavarezët janë një nga skuadrat pretendente për të fituar turneun, ndërsa skuadra e Julian Nagelsmann mund të shkojë larg nëse zhvillon një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve”.

”Edhe pse këta të fundit vijnë pas eliminimit të Liverpoolit. Niveli i skuadrave gjermane është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mjafton të shohësh sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës”, tha Matthaus për Sky pasi u zbulua plani në Nyon të Zvicrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu