Tiranë– Në kuadër të finales së Conference League që pritet të zhvillohet në 25 maj në Tiranë, Policia e Shtetit ka njoftuar se do të ketë kufizime në disa rrugë të kryeqytetit.
Më konkretisht, do të kufizohet lëvizja në 24-25 maj, nga stadiumi deri në sheshin “Skënderbej”, në lindje deri në Rrugën e Elbasanit dhe në perëndim deri në rrugën “Sami Frashëri”.
E ndërsa, për tifozët që kanë një biletë për të parë ndeshjen në arenën kombëtare do të duhet që të ndjekin një rrugë tjetër. noa.al
V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË MËRKURË, DATË 25.5.2022, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së mërkurë, datë 25.5.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, të institucioneve me seli në Qarkun e Tiranës, me përjashtim të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimit zjarrfikës, dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.
2. Dita e punës e datës 25.5.2022 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA