​​Laporta: Mbappé kërkon 50 milionë euro në vit dhe ndoshta nuk e fiton Champions League

0
​​Laporta: Mbappé kërkon 50 milionë euro në vit dhe ndoshta nuk e fiton Champions League
Gjigandi

Me ardhjen e Xavi në pankinë dhe vendin e dytë në La Liga, Barcelona po e pret me optimizëm sezonin e ardhshëm, veçanërisht nëse operacioneve të ndryshme të përfolura (nga Kessie te Christensen) iu shtohet “qershia mbi tortë”, Lewandowski.

Gjithsesi për një pyetje eksplicite, presidenti blaugrana Laporta preferon të mos përgjigjet: “Të bëjmë të funksionojë sekretariati teknik. Po punojmë për të forcuar veten, por edhe për të rregulluar llogaritë e klubit. Nëse arrijmë të ekuilibrojmë llogaritë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë të gjitha operacionet”.

Laporta, duke folur për “Radio Catalunya”, prononcohet edhe për situatën e Kylian Mbappé: “Meqenëse ai është një kampion që po i skadon kontrata, kemi kontaktuar me të. Por ai kërkoi 50 milionë euro në sezon, një shifër që ne nuk mund ta përballojmë.

Ndoshta ai nuk do të fitojë as Ligën e Kampionëve, apo La Liga-n me ne. Do të ishte një ofendim për lojtarët që rriten me ne që të paguajmë dikë me kësi shifrash stratosferike”.

Dani Alves është pranë skadimit të kontratës: “Na pëlqeu qëndrimi i tij, i ndihmoi lojtarët e rinj të integrohen. Ai dëshiron të luajë Kupën e Botës me Brazilin, ne mund t’ia rinovojmë kontratën edhe për 6 muaj”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu