Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi private në Laprakë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohen vetëm dëme materiale. Kallëpi i tritolit që është vendosur në derën e jashtë të shtëpisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shtëpisë që iu vendos tritoli është në pronësi të 47-vjeçarit Gjergji Llazi, ndërsa mësohet se ai është një person me precedentë të mëparshëm për vjedhje makinash. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thotë se sasia e tritolit ishte 100 gramë.
Përsa i përket pronarit të banesës ai thotë se nuk ka konflit me asnjë: “Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Ka radhur policia para se të hapja unë derën. Unë skam konflikt me asnjë, ia kam treguar këtë edhe policisë. Shpërthimi ka qenë i madh, e kanë dëgjuar të gjithë komshijtë. Kam punuar si taksixhi, me bojrat.
Kemi qenë të gjithë në shtëpi kur ndodhi shpërthimi, me gjithë fëmijët. Kam dërguar deklaratë se s’kam konfikt me njëri. Nuk e di nëse është ngatërruar objektivi, por unë shkoj mirë me gjithë Laprakën.”