Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi.
Kështu shkon në 35,073 numri total i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin fqinj.
Ndërkohë, gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 129 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e çuar në 244,752 numrin total të rasteve.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 269, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197,431. Në Itali ka aktualisht 12 248 raste aktive Covid-19.
Më shumë se 14.9 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirus, ndërsa mbi 615 mijë persona kanë humbur jetën.