Itali/ Pranga për dy të rinjtë shqiptarë, ishin bërë ‘tmerr i restoranteve’

0
Gjigandi

Më shumë se tre vjet pas vjedhjes së kryer ndaj picerisë “Roba da Matti”, në komunën Scandiano në Itali, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dy shqiptarë të moshave 28 dhe 25 vjeç si përgjegjës për grabitjen

Vjedhja kishte ndodhur natën e 6 qershorit 2019 kur hajdutët hynë në piceri dhe kanë marrë kasën e parave me rreth 300 euro brenda dhe më pas janë larguar menjëherë me një makinë të vogël gri, të cilën po ashtu e kishin vjedhur.

Gjatë largimit ata humbën një pjesë të asaj që arritën të vidhnin, ndërsa disa ditë pas grabitjes makina e përdorur gjatë arratisjes u gjet e braktisur në autostradën pranë komunës. Pika e kthesës për hetimet erdhi pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë për vjedhjen e një restoranti në Viano, ku u zbulua se ishte përdorur e njëjta metodë vjedhjeje me atë të picerisë.

Nga krahasimet e gjurmëve të gishtave të shqiptarëve të arrestuar me ato të makinës së braktisur dhe të picerisë së grabitur, 2 prej tyre rezultuan identikë, ndërsa i treti është proceduar vetëm në lidhje me grabitjen e fundit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu