Vodhën dy kasaforta me 1 milion lekë brenda, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

0
Gjigandi

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se me datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi.

Të dy të ndaluarit, akuzohen edhe për disa vjedhje të tjera në banesa. Po ashtu Policia thekson se 27-vjeçari me iniciale K.F., ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Kasaforta”.

Vodhën, në një banesë, 2 kasaforta me shuma parash, vihet në pranga 27-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

RonaTyra

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu