Policia kosovare u sulmua në Leposaviq, por serbët pretendojnë se u plagos një person

0
Gjigandi

Një njësi policore është sulmuar të hënën në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll.

Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë.

Me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policia kanë shtënë me armë zjarri.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet më tej në njoftim.

RonaTyra

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se pjesëtarët e policisë speciale ROSU kanë qëlluar rreth orës 11:30 në pikën e kontrollit ilegal në urën e Bistricës në një veturë me dy serbë dhe se njëri nga ta është plagosur.

“Deleviq është goditur në pjesën e kraharorit të majtë dhe ka një plagë me armë zjarri me të cilën është transportuar urgjentisht në spitalin e Kraljevës. Bashkëdrejtuesi i tij Dushan S. fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa e gjithë vetura ka qenë e qëlluar”, ka thënë ai për Kosovo Online.

Petkoviq pretendon se pjesëtarët e forcave speciale Rosu kanë qëlluar me breshëri zjarri ndaj veturës serbe dhe serbëve në të vetëm sepse nuk kanë dashur të lejojnë policinë Rosu që t’i keqtrajtojë pa asnjë bazë dhe arsye.

Për rastin e ndodhur në Bistricë të Leposaviqit ka reaguar edhe Lista Serbe. Kjo parti ka akuzuar Policinë e Kosovës se ka qëlluar për t’i vrarë personat që ishin brenda veturës.

“Lista Serbe me muaj të tërë ka insistuar në të gjitha takimet që njësitë speciale të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe M. sepse janë atje ilegalisht dhe shkaktuan një sërë incidentesh, por të gjithë heshtin. Me sa duket po u dërgojnë mbështetje të heshtur atyre që do të shkaktonin kaos në këtë fushë duke shpërfillur paralajmërimet tona”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti më tej ka kërkuar arrestimin e njësitit policor që sipas saj, tentoi ta vrasë Miljan Deleviqin dhe shoqëruesin e tij.

“Edhe një herë theksojmë se prania e mëtejshme e këtyre formacioneve mund të na sjellë në një spirale ngjarjesh që do të rrezikojnë në mënyrë të pakthyeshme paqen në këtë rajon”, thuhet më tej në reagim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu