Kryetrajneri i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, Ismet Munishi, del me një mesazh të fuqishëm.
“Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me FC Ballkanin.
E falënderoj Presidentin Arsim Kabashi për besimin dhe bashkëpunimin fantastik që patëm gjatë këtij viti.
Kryetarin e Komunës se Suharekës, Bali Muharremaj, njeri fantastik dhe mik i imi.Bashkëpuntorët Agim Maliqin, Ardian Bashën dhe Fuat Shabanin (Furra ).
Doktorët Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të palodhshme gjatë këtij viti.
Ekonomin Meritonin.
Drejtoret e klubit të gjithë.
Xhebrailat i falënderoj me Liderin e tyre Korab Elshani
Qytetarët e Suharekës për respektin dhe mbështetjen maksimale.
Gruan time Flutra Hoxha – Munishi për përkrahje të paimagjinueshme.
Dhe natyrisht futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën në krye, të cilët e dhanë 200 % që ne të jemi skuadra me fantastike e kampionatit, ju dua shumë.
Një mesazh për ekipet e Superliges (Nëse ëndërroni se na keni mundur, zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje), lufta vazhdon.
FC Ballkani”, ka shkruar Munishi.