Ishulli i Sazanit në flakë/ Deputeti i PD pyet Niko Peleshin: Çfarë është bërë që nga viti i kaluar?

0
Ishulli i Sazanit në flakë/ Deputeti i PD pyet Niko Peleshin: Çfarë është bërë që nga viti i kaluar?
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu i ka drejtuar disa pyetje nga Foltorja e Kuvendit ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me menaxhimin e situatës së zjarreve në vendin tonë, duke iu referuar flakëve në ishullin e Sazanit.

Agalliu deklaroi se zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve ndërsa shtoi se atyre u është ndaluar që të bëjnë foto nga vendi i ngjarjes.

“Një postim tjetër “prej disa orësh ka nisur puna për shuarjen e flakëve.” Zoti Peleshi pret që zjarri të bjerë në sheshin Skënderbej. Janë 18 zjarrfikës në Sazan që po luftojnë me mjete rrethanore. U është ndaluar nga shefat e tyre të nxjerrin fotografi.

Ata nuk kanë mjetet më minimale për fikjen e zjarrit. Kjo është evidente nga fotot e dërguara nga vendi i ngjarjes. Kam disa pyetje për ministrin. Çfarë është bërë nga zjarret e vitit të kaluar e deri më sot. Ku mund të ishte hequr menjëanë një sasi e caktuar parash vetëm për këto ditë.

Kryeministri kishte nxjerrë një postim që pritet të jetë sezon i nxehtë dhe mos e nxehni më nga tastiera. A ka sot pushues në Vlorë që nuk thith ajrin nga flakët e Sazanit. Vetë drejtuesit e operacionit kanë thënë që përbën rrezik për punonjësit në terren. Do ishte mirë të shohim se si në Shqipëri digjet një ishull ku ka dorë. Nuk ka dorë më saktë sa bariu që thonë digjet për kullota dhe as njerëz të tjerë”,

RonaTyra

tha Agalliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu