“Ishte e poshtër! Berisha po e fut Bardhin në hasmëri, ku nuk dihet se…”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë.

0
5
Gjigandi

Roland Bejko anëtar i PD ka komentuar në MCN TV deklaratën e Sali Berishës ditën e sotme në konferencë për media. Për Bejkon kërkesa për zbardhjen e vrasjes në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit dhe roli i Gazment Bardhit përbën problem që përveç se  përçanë në mes PD-në  po e fut Bardhin në hasmëri, në një sherr, ku nuk dihet ku po shkon filli”, u shpreh Roland Bejko.

“PD do të vazhdojë të jetë akoma më e përçarë, sot thirrjet e Berishës, ndaj Alibeaj dhe Bardhit, janë të poshtra, të dalësh dhe të thuash ashtu për Bardhin, është e poshtër, sepse aty ishte një njeri i vdekur, dhe një i burgosur”, u shpreh Bejko


Të hënën Kuvendi do të mblidhet për të ezauruar raundin e tretë të votimit për presidentin e republikës, ndërkohë që grupi i Alibeajt deklaroi dje se nuk do të propozojë asnjë emër kandidati duke e djegur edhe këtë raund njëjtë si dy raundet e tjera.

Lidhur me këtë temë, Roland Bejko anëtar i PD tha se grupi i Alibeaj, ka çuar tashmë disa terma të marrëveshjes, dhe nëse do të pranohen nga grupi i Ballës, do të dërgohen së shpejti edhe emrat për kandidatë.

“Me Ramën është e vështirë të bësh marrëveshje, sepse para Alibeaj, kanë dështuar edhe shumë marrëveshje të tjera, rasti më flagrant ka qenë ajo e vitit 2017, kur Rama e theu dhe e futi vendin në krizë të thellë, pasojat e së cilës po i vuan ende opozita. Tani në rastin konkret, duke qenë se të dyja palët si Berisha, si Alibeaj, gëzojnë një gjysmë legjitimiteti, pra gota është gjysmë plotë, gjysmë e mbushur.

Nuk është bojkot, është proces, sepse janë çuar disa terma të marrëveshjes që nëse do të pranohen nga grupi socialist, do të çohen emrat menjëherë, kjo varet nga grupi socialist, edhe pse deri tani nuk ka asnjë shenjë që do ndodhi.

Në raundin e 4, vazhdon PS, nëse do të miratohet emri i PD, ky do të jetë vendimi i grupit që e ka shumicën Alibeaj”, tha Bejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu